Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i infermjeres/ Rrugëtimi im drejt Stuttgart: Nuk jam penduar fare

Rrëfimi i infermjeres/ Rrugëtimi im drejt Stuttgart: Nuk jam penduar

Në vitin 2017 kanë kërkuar të largohen rreth 617 infermierë nga Shqipëria për në vendet perendimore dhe kryesisht në Gjermani

 Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë. Është thënë se infermierëve tanë u mungojnë aftësitë dhe shprehitë praktike, e ky është defekt i kurrikulës formuese të tyre. Por, çfarë thonë vetë infermierët që kanë kaluar të gjitha fazat dhe sot janë të punësuar në Gjermani?

Xhoana Pashaj ka punuar në Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë. Pas 6 muajsh pune në një nga klinikat mjekësore në Stuttgart, Xhoana tregon për  Denisa Canametin (Pro Pacienti) eksperiencën e saj, vështirësitë dhe kënaqësitë që kjo eksperiencë i ka dhënë.

Ndër të tjera Xhoana tregon se si ka arritur të shkoje në Gjermani dhe se a është penduar për zgjedhjen.

“Ka diçka të cilën e them me bindje të plotë: Nuk jam penduar fare. Ndihem shumë mirë pak kaq sa kam arritur, jam në një fazë investimi për veten dhe kam shumë gjëra të tjera që më presin. Mund ta quaj veten me fat, sepse punoj me njerëz që më falënderojnë çdo ditë për atë që jap. Madje, që nga data 1 janar kam filluar në një pozicion të ri pune, që quhet“Pflegemanagement“ . Për herë të parë,kam filluar ta dua profesionin tim, sepse marr kënaqësi për atë që bëj,” i përgjigjet pyetjes nëse është penduar apo jo.

Intervisten e plotë mund ta lexoni në linkun:

http://propacientit.com/rrefim-xhoana-pashaj-rrugetimi-im-nga-poliklinika-qendrore-drejt-stuttgartit/

Të fundit