Flash News

KRYESORE

Rrëfimi ndryshe i gazetares shqiptare: Si u martova me djalin që doja t’i bëja shoqes

Rrëfimi ndryshe i gazetares shqiptare: Si u martova me djalin që doja

Gazetarja Ornela Gaçe, e ftuar mbrëmë në emisionin “Rudina” në TV Klan, foli për fillimet e karrierës së saj, por edhe për partnerin. Gaçe tregoi se si ishte fillesa e lidhjes me bashkëshortin e saj Rezeart Kadija.

“Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së “shiritit” nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty… Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë.Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqëronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe”, tregoi gazetarja duke vënë buzën në gaz.

 

Të fundit