Flash News

KRYESORE

Rrëfimi ‘pa dorashka’ i Mimi Kodhelit: Bashkëshorti im ka dashur një brune, jo shumë e gjatë dhe me forma; Vonë e kuptova

Deputetja e PS,  njëherësh kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli ka pranuar të rrëfejë ‘ pa dorashka’ një sekret nga jeta e saj private.

E pyetur mbi preferencat e bashkëshortit të saj, në emisionin ‘Soriee’ në Top Channel me Jonida Shehun mbi femrat bionde apo brune, Mimi ka treguar se i shoqi në fakt ka dashur një tjetër lloj femre, një brune dhe me dimensione mesdhetare siç e ka përshkruar ajo.

“Të gjithë popujt kanë të njëjtën shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brunetë me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë e me forma, por i ra një bionde jo mesdhetare”, u shpreh Kodheli, ndërsa e pyetur se si do të donte që i biri i saj Mikeli të kishte përkrah gruan e tij të ardhshme, bionde apo brune, ajo tha:

“Djali im thuajse i ka bërë disa zgjedhje, jo si mami vet. E rëndësishme është të jetë goc e mirë e të ma dojë cunin themi ne mamatë”.

Të fundit