Flash News

KRYESORE

Rregulla të reja për të udhëtuar drejt Greqisë, formulari online i nevojshëm

Rregulla të reja për të udhëtuar drejt Greqisë,

Situata e COVID-19 në rajon kufizoi për një kohë të gjatë udhëtimet me shtetet fqinje, ndërkohë që tashmë lëvizja jashtë vendit i është kthyer normalitetit, por me disa rregulla të reja.

Autoritetet policore greke kanë njoftuar se në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga pikat e kalimit të kufirit Kakavije dhe Kapshticë.

Në një njoftim për mediat, bëhen të ditura dhe kushtet që duhet të përmbushin qytetarët shqitparë apo dhe të huaj, me leje qëndrimi në Greqi.

NJOFTIMI

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojne online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/

Pas plotësimit të formularit online secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me nje barcode të cilin do e paraqes para autoriteteve në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin.

Qytetarët e vendeve të B.E-së apo vendeve të treta nuk lejohet të kalojnë kufirin.

Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave  vazhdon normalisht si në hyrje edhe në dalje por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.

Të fundit