Flash News

KRYESORE

Rregulla të tjera për marrjen e patentës, hyn në fuqi pyetësori i ri

Rregulla të tjera për marrjen e patentës, hyn në fuqi

Personat që do të pajisen me leje drejtimi për automjete do të përballen me ndryshime të reja të rregullores. Nga data 1 mars ka hyrë në fuqi pyetsori i ri i hartuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor për lejet e drejtimit të kategorisë A1, A2, B1 dhe B.

Ndryshimet u paralajmëruan që në shkurt në faqen zyrare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, ndërsa tashmë këto ndryshime kanë hyrë zyrtarisht në fuqi.

Mësohet se në bazë të Udhëzimit  të ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës, personat e interesuar e fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte jo me pak se 90% të pyetjeve që përmban testi.

Regjistrimi

Zyra përkatëse e DRSHTRR-së, pas dorëzimit të dokumenteve nga përfaqësuesi i autoshkollës, miraton regjistrimin e kandidatit në kursin e përgatitjes teorike pasi shqyrton plotësimin e kritereve si kërkesat e moshës minimale dhe maksimale, në varësi të kategorisë së lejedrejtimit siç përcaktohet në Udhëzim dhe në dispozitat e Kodit Rrugor për moshën maksimale dhe të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim pajisje të kandidatit me lejedrejtimi.

Kandidati duhet të të jetë i pajisur me kategorinë e duhur të lejedrejtimit që mundëson kalimin në kategorinë e lejedrejtimit që kërkohet siç parashikohet në Lidhjen 2 të Udhëzimi Nr. 682/4, datë 1.4.2017 dhe të të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër. Sipas udhëzimi kandidati që do të pajiset me leje drejtimi të mos jetë në proçes përgatitje praktike për asnjë kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A si dhe të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve si dhe të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Pikët e patentës

Duke filluar nga data 16 Prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20.

Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare. Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.

Tarifat për kategoritë reja të lejes së drejtimit

  1. a) për lejedrejtimi të kategorisë AM, A1, A2, A 3000 lekë;
  2. b) për lejedrejtimi të kategorisë B1, B 4500 lekë
  3. c) për lejedrejtimi të kategorisë C1, C 2000 lekë

    ç) për lejedrejtimi të kategorisë D1, D 3000 lekë

    d) për lejedrejtimi të kategorive B96, BE, C1E, CE, D1E, DE 3000 lekë/GSH/

Të fundit