Rregullat e pashkruara në restorant/ Cilat janë ushqimet që duhen shmangur

Kur bie fjala tek restorantet nuk jemi shumë të kujdesshëm se çfarë duhet të konsumojmë e çfarë jo.

Kjo pasi shkojmë atje për të shmangur ushqimin në shtëpi, e larg preokupimeve.

“Por cilat ushqime duhet të shmangen në restorante?”, është një pyetje në të cilën është përgjigjur një numër i madh i kuzhinierëve dhe punëtorëve në restorante, në faqen e internetit “Quora”, raporton “Daily Mail”.

Ja përgjigjet:

-Nuk duhet të porosisni ushqim deti nëse restoranti ndodhet shumë larg detit.

Kjo për faktin se prodhimet e detit në atë restorant nuk janë të freskëta dhe nuk dihet sesa kohë mund të kenë në frigorifer. Porosisni ushqim deti nëse jeni në një vend të njohur dhe jeni të sigurt që ato janë të freskëta.

-Shmangni porositë e biftekëve në restorante të cilat nuk janë të specializuara për ato.

Nëse doni të hani mish atëherë duhet të shkoni në restorante që gatuajnë vetëm mish dhe produkte të tij dhe të jenë vende të cilat keni besim se mishi është i mirë.

-Nëse jeni në një restorant kinez, shmangni ushqimin që nuk është kinez.

Këto restorante janë të specializuara të gatuajnë ushimet e tyre tradicionale.

-Mos porosisni kurrë specialitete të shtëpisë. Kuzhinierët thonë se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin.

Kuzhinierët vetë nuk hanë peshk të dielave, por a e dini pse? Sepse shumica e pronarëve furnizohen me ushqim për fundjavë, të enjteve dhe të premteve. Peshku të dielave nuk është i freskët.

Burimi: Gazeta Shëndeti