Flash News

KRYESORE

Rregulli i artë që duhet të dini për djathin...

Rregulli i artë që duhet të dini për djathin...

Të gjithë konsumatorët e djathit, jo vetëm duhet të dinë ta shijojnë atë, por duhet të dinë edhe një rregull të artë në mënyrën se si duhet ta ruajmë atë. Mos e mbështillni kurr djathin me qese plastike.

Djathi ruhet për mrekulli, ku ai mbështillet në letër. Kjo ndihmon në balancimin e duhur mes parandalimit të tharjes së djathit dhe parandalimit të lagështisë së tepërt.

Përveç mbështjelljes së djathit me letër, sigurohuni që djathi të ruhet në temperaturën e duhur. Jo të gjitha llojet e djathit duhet të ruhen në frigorifer, ekspertët e ndryshëm tregojnë se djathi i fortë mund të ruhet edhe në një dhomë të freskët me një temperaturë konstante prej 5-15 gradë celsius.

Të fundit