Flash News

KRYESORE

Rregulli i ri i Whatsapp, vetëm 5 mesazhe në ditë

Rregulli i ri i Whatsapp, vetëm 5 mesazhe në ditë

Whatsapp do të limitojë numrin e mesazheve që një përdorues mund të bëjë forward. Lajmi u dha nga përfaqësues të kompanisë, sipas të cilëve tani do të kemi  të drejtë ta bëjmë forward një mesazh jo më shumë se 5 herë.

“Ne po imponojmë një limit prej pesë mesazhesh në të gjithë botën që nga sot”, tha Victoria Grand, nënkryetare për politikën dhe komunikimet në WhatsApp, ditën e sotme.

Para kësaj, një përdorues i WhatsApp mund të dërgonte një mesazh tek 20 individë ose grupe. Masa vjen pasi një numër përdoruesish të aplikacionit u ankuan se po përhapeshin lajme të pavërteta nëpërmjet shërbimit.

Ky limit do të zgjerohet globalisht, pas masës që u mor për Indinë në korrik, ku përhapja e thashethemeve çoi në disa vrasje.

Të fundit