Flash News

KRYESORE

Rregulli më i ri për meshkujt që përdorin transportin publik

Madridi ka ndaluar zyrtarisht që meshkujt të hapin këmbët në transportin publik. Mund t’iu tingëllojë çuditshëm, por meshkujt e kanë këtë zakon të keq.

Për ta kuptuar më qartë, kur meshkujt i hapin këmbët gjerë ndërkohë që janë ulur në autobus apo tren, duke bllokuar kështu vendin që askush tjetër mos të ulet, për femrat e Madridit është një zakon i bezdisshëm.

Sistemi i transportit publik në Madrid EMT ka punuar ngushtë me politikat e qytetit për gjininë dhe diversitetin për të krijuar rregullin e mësipërm. EMT do të vendos shenja të reja në të gjitha metrot dhe autobusët për të ndalur hapjen e këmbëve nga burrat duke shpresuar që meshkujt t’i binden këtij rregulli të ri.

Ende është e paqartë nëse do të ketë gjoba për ata që nuk e respektojnë këtë rregull.

Kjo është një përgjigje për gratë që protestojën kundër këtij “fenomeni” në Madrid. Një grup femrash të quajtura “Gratë në Luftë”, kanë protestuar për disa kohë dhe i kanë drejtuar një peticion Kryetarit të Bashkisë së Madridit për të ndaluar këtë zakon të bezdisshëm. Në median sociale ato u përhapën ngado me hashtagun #MadridWithoutManspreading.

Madridi nuk është qyteti i parë që praktikon këtë rregull. New York City ka mbajtur një fushatë në vitin 2014 të quajtur: ‘Ju lutem ndaloni “hapjen e këmbëve”. Shumë meshkuj u arrestuan për këtë zakon, por më pas akuzat nuk u miratuan.

Ndoshta ky rregull duhet të praktikohet dhe në vendin tonë. Nëse udhëtoni me transportin publik, respektoni hapsirën personale të tjetrit, të paktën në këto ditë të nxehta vere… /TheCultureTrip

Të fundit