Flash News

KRYESORE

Rreh të dashurin se e tradhtoi? Flet Era Rusi

Më herët në media qarkulluan lajme se Era Rusi ka rrahur të dashurin pasi ai e ka tradhtuar. Mirëpo, e ftuar në “Pop Culture” në Top Channel, Era është shprehur se kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi asnjëherë nuk ka qëlluar një mashkull.

 “Nuk do e bëja kurrë një veprim të tillë, pasi unë nuk merrem më të tillë meshkuj që lejojnë veprime të tilla” – ka theksuar Era.

Gjithashtu gjatë intervistës Era ka zbuluar edhe natyrën e saj romantike duke theksuar se ka qenë edhe ajo vetë që ka marrë iniciativën për t’i dhuruar lule një mashkulli, dhe se veprime të tilla si rrahja nuk kanë të bëjnë më karakterin e saj.

Të fundit