Flash News

KRYESORE

Rrëmbehet bashkë me vajzën 17-vjeçarja, të afërmit: Dyshojmë tek familja e ish-bashkëshortit

Rrëmbehet bashkë me vajzën 17-vjeçarja, të

Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova është rrëmbyer dje së bashku me të bijën e saj.

Familjarët e saj dyshojnë se e ajo u rrëmbye nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Ata bëjnë me dije se 17-vjeçarja dhe ish-bashkëshorti i saj ishin ndarë kohë më parë dhe shkak i ndarjes sipas tyre, ishin mospajtimet me familjen e djalit.

Rasti u raportua në polici nga babai i vajzës, A. Sh, i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në Fushë-Kosovë.

E reja ishte martuar me një person nga fshati Sukth në afërsi të qytetit të Durrësit.

Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të policisë.

Familjarët e 17-vjeçares dyshojnë se personat që kanë rrëmbyer vajzën, mund të jenë larguar jashtë Shqipërisë.

Të fundit