Flash News

KRYESORE

Rrëmbehet dhe vritet gazetarja e revistes “El Economista”

Rrëmbehet dhe vritet gazetarja e revistes “El Economista”

Disa të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios. Sipas “Anadolu Agency” trupi i pajetë i gazetares është gjetur mbrëmjen e së dielës afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Disa sulmues të panjohur kanë rrëmbyer gazetaren ditën e shtune në momentet kur ajo ndodhej vetëm në shtëpi. Zhdukja e saj është raportuar nga bashkëshorti dhe i biri i saj pasi janë kthyer në shtëpi.

Karla ka punuar si gazetare në "El Economista" dhe policia e zonës po kryen hetimet për zbardhjen e vrasjes së 33-vjeçares në rrethana misterioze.

Të fundit