Flash News

KRYESORE

Rrëmbeu një 13-vjeçare, policia procedon të riun në Fier

Rrëmbeu një 13-vjeçare, policia procedon të riun në

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 18-vjeçar pasi dyshohet se ka rrëmbyer një 13 vjeçare dhe nuk e ka kthyer më në banesë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Levan të Fierit.

“Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Të fundit