Flash News

KRYESORE

Rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit 4 të dënuarve në Kukës

Rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, OFL u dërgon formularin e

OFL u ka dërguar sot katër shtetasve nga Kukësi formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë. Ata janë Xhevahir Alijaj, Blendi Axhami, Zaim Vata dhe Bledar Halilaj.

Këta persona janë të dënuar për vepra penale si vjedhja me armë e dhunë dhe njëri prej tyre për rrëmbim personi.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

  1. A., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
  2. V., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
  3. H., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit