Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata dërgon në arrest shtëpie babanë e vëllezërve Hajraj

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç. Ai është babai i Leonard Hajri 36-vjeç, që është mes personave të arrestuar dhe Altin Hajrit, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, që është ende në kërkim nga drejtësia lidhur me dosj

Bajram Hajri u arrestua dy javë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamzë.

News 24 raporton se avokati i tij Arben Hoxha i bëri kërkesë Gjykatës për ndryshim mase me argumentin se 65- vjeçari është i moshuar dhe i sëmurë.

Kujtojmë se pas rrëmbimit pasditen e 17 janarit Jan Prenga u dërgua me furgon në resortin Altin Hajrit në Shijak.

Shkaku i rrëmbimit të Jan Prengës erdhi pas një bllokimi ngarkese në Angli nga i vëllai Astrit Prenga që ishte e një tjetër shqiptar, Dritan Rexhepi që ndodhej në burgun e Ekuadorit dhe porositi rrëmbimin e Jan Prengës.

Prej asaj dite trupi i Jan Prengës nuk është gjetur më.