Flash News

KRYESORE

Rrëmbimi nga UFO-t, lotët e Messit dhe humbja e virgjërisë, mirë se vini në botën e Maradonës

Rrëmbimi nga UFO-t, lotët e Messit dhe humbja e virgjërisë,

Diego Armando Maradona është padyshim një ndër më të mirët e historisë, por sikur do të kishte pasur dhe pak më shumë mend do të ishte më mirë. Trajneri ka folur për Tyc Sports duke treguar ndodhi interesante nga jeta e tij.

“Pse i shpikni gjërat? Njëherë, pasi kisha pirë shumë, u zhduka nga shtëpia për tre ditë radhazi. Kur u ktheva në shtëpi, u thashë që më kishin rrëmbyer UFO-t. ‘Ata më rrëmbyen, nuk arrij dot t’ua shpjegoj”, - tregoi ai.

Tekniku argjentinas foli dhe për momentin që humbi virgjërinë. “E humba virgjërinë kur isha 13 vjeç. Ndodhi në një bodrum, me një zonjë të moshuar. Unë isha mbi të dhe ajo po lexonte një gazetë”.

Nuk mund të linte pa theksuar dhe momentin kur pa Messin të qante pas humbjes me Gjermaninë. “Unë jam shok i Messit. E pashë atë të qante në dushe kur u mundëm nga Gjermania me rezultatin 4-0, ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë po kërkonin për biletat avioni për t’u larguar në shtëpi”.

Të fundit