Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rrëshqitje dherash në Shqipëri, fshati në Pukë shpallet i pabanueshëm
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka dhënë alarmin për situatën e krijuar nga rrëshqitjet, sidomos në fshatin Dardhë të Pukës.
Pas përmbytjeve, rrëshqitjet janë një fenomen i ri që po rrezikojnë Shqipërinë e sipas Prençit ky fshat edhe shpallur i pabanueshëm.
“Kemi 35 vende që janë shfaqur rrëshqitje masive në Shqipëri, afër rrugëve, qendrave të banuara, 3 janë vetëm në Gjirokastër, situata është shumë kërcënuese. Raporti e ka nxjerrë atë vend të pabanueshëm, iu ka dërguar mjetet e domosdoshme për të banuar, çadra, tenda”, u shpreh Prencci.
Më tej ai shton se ekipi i specialistëve gjeologë shprehen se fenomeni i rrëshqitjes është shumë i rrezikshëm dhe pas përmbytjeve konsiderohet si një ndër fenomenet më shqetësues në Shqipëri, që vjen për shkak të gjeo-dinamikës së tokës.