Flash News

KRYESORE

Rrëshqitje gurësh gjatë natës, devijohet qarkullimi në aksin Levan-Tepelenë

Rrëshqitje gurësh gjatë natës, devijohet qarkullimi në

FOTO ILUSTRUESE

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh gjatë natës në aksin Levan-Tepelenë.

Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është devijuar përkohësisht qarkullimi në këtë rrugë dhe aktualisht po përdoret rruga e vjetër e Ballshit.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të reshjeve intensive të shiut, në aksin Levan-Tepelenë pranë Poçemit ka patur rrëshqitje masivi gurësh në rrugë. Kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën. Ndërsa në bashkëpunim me policinë rrugore është devijuar qarkullimi dhe mjetet po përdorin rrugën e vjetër të Ballshit”, sqaron ARRSH.

Të fundit