Flash News

KRYESORE

Rrëshqitje gurësh në rrugën Tiranë-Elbasan, kalimi i mjeteve devijohet nga rruga e vjetër

Rrëshqitje gurësh në rrugën Tiranë-Elbasan, kalimi i

Në autostradën Tiranë-Elbasan ka pasur rrëshqitje të një masivi gurësh që kanë bllokuar qarkullimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe operatori i mirëmbajtës po punon për të hapur plotësisht rrugën.

Aktualisht i lirë është vetëm njëri sens kalimi në rrugë që i takon Tiranë-Elbasan ndërsa në sensin Elbasan-Tiranë po punohet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një njoftim për shtyp bën të ditur se, “për shkak të reshjeve të shiut, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00, ka patur rënie masive të gurëve të mëdhenj në segmentin Elbasan-Tiranë, rreth 2 km pa arritur tek tuneli. Kjo rrëshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tiranë”.

Sipas njoftimit të MIE, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe po punohet intensivisht për të hapur plotësisht kalimin. Eshtë vendosur sinjalistika paralajmëruese është devijuar kalimi i mjeteve nga Elbasani drejt  Tiranës nga rruga e vjetër.

Aktualisht qarkullohet pa probleme në sensin Tiranë-Elbasan ndërsa për sensin Elbasan-Tiranë, kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve deri në pastrimin e plotë dhe sigurimin e zonës së rrëshqitjes.

ARRSh do njoftojë për ecurinë e ndërhyrjes në terren.

Të fundit