Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
"Rreth 10 muaj pa çati mbi kokë", Basha në Manzë: Qytetarët s'kanë marrë asnjë qindarkë nga fondet e BE
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vizituar sot banorët e Manzës dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, teksa ka ndarë shqetësimin se këta banorë jetojnë prej muajash në çadër dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga qeveria.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha thekson se asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.
Ai gjithashtu ka shtuar se "vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme".
Postimi i plotë:
Dhjetra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira. Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre.
Qeveria i gënjeu kur ju premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu.
Nën vapën e padurueshme, nën shirat e vazhdueshëm dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që ju takojnë atyre, për t'jua dhënë me PPP dhe koncensione 5 klientëve të saj oligarkë.
Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale, dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.