Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
"Rreth 170 mijë qytetarë, përfitues të pagës 40 mijë lekë", Rama: Paketa e zgjeruar, për të mbështetur ata që humbën punën gjatë pandemisë
Kryeministri Edi Rama bën me dije se rreth 170 mijë qytetarë kanë përfituar deri më sot nga paketa e zgjeruar ekonomike për pandeminë.
“Paketa e zgjeruar është pasardhësja e paketës së dytë, por me ndryshimin në qershor nga qeveria arritën të përfitojnë edhe qytetarët që nuk përfituan dot prej mosaplikimit të punëdhënësve.
Ndërkaq po nga kjo paketë e zgjeruar, e cila kishte për synim mbështetjen ekonomike me një pagë lufte të atyre që humbën punët gjatë izolimit dhe pandemisë”, thekson ndër të tjera kryeministri.
Postimi i plotë i Ramës:
Vlorë – Anila Denaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin.
“Stamplast”, është prodhues i aksesorëve të duraluminit, eksportues në Itali dhe rajon, që falë angazhimit të Qeverisë Shqiptare ka përfituar lehtësim në tregti dhe akses në tregjet e huaja.
✅ 10 mijë e 548 qytetarë kanë përfituar nga Paketat e Qeverisë Shqiptare në Qarkun Vlorë.
✅ Deri më sot 169 mijë e 900 qytetarë dhe 46 754 biznese kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë
Paketa e zgjeruar është pasardhësja e paketës së dytë, por me ndryshimin në qershor nga qeveria arritën të përfitojnë edhe qytetarët që nuk përfituan dot prej mosaplikimit të punëdhënësve.
Ndërkaq po nga kjo paketë e zgjeruar, e cila kishte për synim mbështetjen ekonomike me një pagë lufte të atyre që humbën punët gjatë izolimit dhe pandemisë.