Flash News

KRYESORE

Rreth 25 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi greke gjatë vitit 2017

Rreth 25 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi

Gjatë vitit 2017-të, plot 24,785 të rinj me origjinë shqiptare kanë marrë nënshtetësinë greke, duke përfituar nga e drejta për nënshtetësi për shkak se kanë lindur në Greqi apo kanë ndjekur arsimimin në sistemin arsimor grek.

Shifrat u publikuan nga ministri i brendshëm grek, Panos Skourletis, i cili bëri me dije se do të përmirësohet kuadri ligjor për dhënien e nënshtetësisë.

Nënshtetësinë greke kanë marrë edhe 2117 qytetarë shqiptarë në moshë madhore si dhe 3676 minoritarë grekë nga Shqipëria.

Të fundit