Flash News

KRYESORE

Rreth 256 milion njerëz në botë vuajnë urinë për shkak të koronavirusit

Rreth 256 milion njerëz në botë vuajnë urinë për

Covid 19 po shkakon një krizë ekonomike në të gjithë botën. OKB  bëjnë thirrje që qeveritë të marrin masa për të mbledhur fonde në mënyrë që të përballojnë krizën nga Covid-19. Organizata ka njoftuar se 10.3 miliardë dollar duhet të mblidhen për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që vuajnë papunësinë.

Sipas një raporti të kësaj organizate mbi 265 milionë njerëz do të vuajnë nga uria deri në fund të këtij viti. Në fillim të muajt Mars, Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri apel që të mblidheshin 2 miliardë fonde, pikërisht në kohën kur Covid-19 u përhap në të gjithë botën. Kjo nuk u arrit, ndërsa sipas ekspertëve vendet e pasura janë ato që duhet tu vijnë në ndihmë vendeve të varfra.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të zvogëlohet prodhimi dhe ekonomia të bjerë për shkak të masave të detyrueshme të izolimit.

Një shqetësim tjetër është fakti se edhe donatorët e kanë ngadalësuar punën e tyre për shkak të izolimit prej koronavirusit. Ndaj edhe ndihmat që shpërndahen janë të pakta.

Të fundit