Flash News

KRYESORE

Rreth 57 persona vriten çdo ditë në Afrikën e Jugut

Rreth 57 persona vriten çdo ditë në Afrikën e Jugut.  Të dhënat i bëri publike Ministri i Policisë së këtij vendi ditën e djeshme.

Teksa foli në parlament, Bheki Çele, tha se pavarësisht reduktimit në krime të tjera, shqetësuese janë vrasjet të cilat janë ende të larta.

Vrasjet në vend u rritën nga 19,016 në vitet 2016/17 në 20,336 në vitet 2017/18, duke shënuar një rritje prej 7 për qind.

Ministri krahasoi incidentet e larta të vrasjes me një situatë në një zonë lufte – megjithëse, vendi i tij është në paqe.

Shumica e rasteve të vrasjes ishin të lidhura me bandën, drejtësinë e turmave, grabitjet si dhe dhunën në autobus dhe taksi.

 

Të fundit