Flash News

KRYESORE

Rrethohet Parlamenti në Katalonjë, shtyhet me një orë seanca

Rrethohet Parlamenti në Katalonjë, shtyhet me një orë seanca

Mediat e huaja raportuan se udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, pritet të deklaroj Pavarësinë e njëanshme të këtij vendi, dhe do të mbaj fjalimin e tij pas një ore. Parlamendi regjional është mbledhur në Barcelonë, ndërsa mundësia e shpalljes së pavarësisë së Katalonisë, është përcjellë me kritika nga qeveria në Madrid si dhe BE-ja. Puigdemont mbërriti në Parlamentin katalanas  pak para se të shkonte ora 18:00 e përcaktuar për shpalljen e pavarsisë së rajonit.

Raportohet se policia katalanase është zhvendosur e gjitha jashtë Parlamentit në Barcelonë duke mbyllur hapësirat për publikun. Ndërkaq një reagim mbi situatën e tensionuar është lëshuar edhe nga kryebashkiaku i Barcelonës, që i bëri thirrje presidentit rajonal Puigdemont dhe kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy që të shkurajojnë krizën.

Deklarata e shpalljes së pavarësisë së rajonit vjen pas referendumit të së dielës, ku mbi 90 për qind e katalanasve votuan “pro” ndarjes nga Spanja. Referendumi u kontestua fuqishëm nga autoritetet e Madridit, të cilët përdorën edhe dhunën policore për të mos lejuar votuesit t’u drejtoheshin kutive të votimit.

Të fundit