Rrezikon mandatin në Tiranë, reagon Ben Blushi: Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit, megjithëse fluturoi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është një prej deputetëve që rrezikon seriozisht mandatin në Tiranë.

Vetëm pak minuta më parë Blushi ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se kur të përfundojë numërimi Libra do të ketë 20.000 vota në të gjithë Shqipërinë, por nuk do të ketë asnjë mandat. “Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi” shkruan Blushi.

Statusi i Blushit:

PËR GJITHË LIBRAT

Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi.