Flash News

KRYESORE

Rrezikon mandatin në Tiranë, reagon Shpëtim Idrizi

Rrezikon mandatin në Tiranë, reagon Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është ndër kandidatët që rrezikon mandatin në qarkun e Tiranës ku nuk kanë mbetur edhe shumë kuti për tu numëruar.

Ndërkohë që reagimet kanë qenë të pakta pas procesit të numërimit, Idrizi nuk ka qëndruar në heshtje. Përmes një statusi në rrjetet sociale Idrizi shkruan për ditën e Genocitit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë teksa shton se kjo plagë nuk është mbyllur ende dhe se sipas tij janë përgjegjësi morale për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë, për t'u përpjekur që ta vëmë në vend këtë padrejtësi.

Deri tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 1110 nga 1198 kuti, ndërkohë Idrizi edhe pse renditet i pari ka në rrezik mandatin për të qenë në parlament pasi nuk ka kapur ende 3%.

Statusi i Idrizit:

73 vjet më parë, më 27 qershor 1944, është bërë masakra me e përgjakshme ndaj shqiptarëve të çamërisë prej forcave të Lidhjes Republikane Greke të drejtuara nga gjenerali famëkeq Zerva. Në këtë ditë, u vranë në mënyrë barbare mbi 600 civilë të pambrojtur, burra gra dhe fëmijë dhe kjo është arsyeja pse prej vitit 1994, kjo datë është caktuar në kalendarin tonë kombëtar si Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërise. Ne sot, kujtojmë me dhimbje mijëra viktimat shqiptarë të pafajshme që ranë pre e mizorisë shoviniste greke dhe po ashtu dhjetëra mijëra bahkombas të tjerët që u detyruan në mënyrë të dhunshme të largoheshin nga toka e tyre duke lënë pasë shtëpitë, pronat, varret e të parëve e gjithçka tjetër kishin të shtrenjtë. Edhe pse kanë kaluar mbi kaq dekada nga spastrimi etnik, plaga e Çamërisë ende nuk është mbyllur, duke ngelur e vetmja çështje kombëtare jona që ende nuk ka nisur rrugën e zgjedhjes. Prandaj gjaku i derdhur dhe vuajtjet e paraardhësve tanë, janë përgjegjësi morale për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë, për t'u përpjekur që ta vëmë në vend këtë padrejtësi.

Të fundit