Flash News

KRYESORE

 “Rrezikova të vdisja”, tenistja e famshme tregon tmerrin e përjetuar pas lindjes

Tenistja e famshme amerikane Serena Williams,  ka treguar tmerrin që ka kaluar pas lindjes së vajzës së saj, 6 muaj më parë, ku pati komplikacione për shkak të mpiksjes së gjakut në mushkëri.

Williams ka thënë për CNN se jeton akoma me frikën se mos ajo që i ndodhi 6 muaj më parë, mund ti përsëritet.

“Pasi rrezikova të vdisja, tani jetoj me frikë. Kur u ktheva në shtëpi pas lindjes, kam kaluar 6 javë në shtrat. Tani pavarësisht ankthit mendoj se kam qenë me fat. Kam një vajzë të mrekullueshme dhe shpejt do të kthehem në fushë për të fituar”, është shprehur tenistja me famë botërore, duke falënderuar edhe personelin mjekësor. “Falenderoj me zemër personelin mjekësor sepse nëse ata nuk do kishin vepruar në kohë, sot nuk do të isha këtu”, ka thënë ajo.

Të fundit