Flash News

KRYESORE

Rreziku nga shembja e pjesës tjetër të urës, pezullohen kërkimet në Genova  

Rreziku nga shembja e pjesës tjetër të urës, pezullohen

Janë pezulluar kërkimet në rrënojat e pjesës së shembur të urës Morandi në Genova të Italisë. Shkak për ndërprerjen e punës për kërkimin e trupave të tjerë është bërë rreziku i mundshëm i shembjes së pjesës tjetër të urës.

Mediat italiane kanë njoftuar se kërkimet janë ndërprerë rreth orës 13.00 të ditës së sotme, të cilat deri në këtë orë kanë vijuar pa ndërprerë prej mesditës së djeshme.

Deri tani janë raportuar për 39 viktima, mes tyre tre fëmijë dhe dy shqiptarë.

Të fundit