Flash News

KRYESORE

Rreziku nga zjarret masive, në Devoll situatë problematike

Rreziku nga zjarret masive, në Devoll situatë problematike

Situata është mjaft kritike në Devoll, ku zjarret e shumta kanë dalë jashtë kontrollit. Që prej mëngjesit të sotëm nisën zjarret në masivin pyjor të Nikolicës. Fillimisht zjarri nisi në bimësi të ulët dhe më pas era e përhapi e tij në kurorën e gjelbër të pyllit, që ka statusin e zonës së mbrojtur.

Frika është e madhe se flakët mund të përhapen edhe në pyllin e Kozelit. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Punonjësit e shërbimit pyjor të bashkisë së Devollit, po përpiqen të mbajnë flakët nën kontroll. Flakët e zjarrit janë shtrirë në një gjatësi lineare prej 1.5 kilometrash në brendësi të pyllit me pisha.

Emergjencat Civile do të nisin të hënën në mëngjes ndërhyrjen me forca zjarrfikëse dhe mjete nga Korça, Maliqi, Kolonja dhe Pusteci.

Të fundit