Flash News

KRYESORE

Rreziku që na vjen nga uji në shishe plastike, eksperti këshillon konsumatorët shqiptarë

Rreziku që na vjen nga uji në shishe plastike, eksperti këshillon

Shumica dërrmuese e konsumatorëve e marrin të mirëqenë faktin që uji në shishe plastike është i sigurt. Arsyeja pse lëngjet ose produktet e qumështit kanë një datë të skadencës është shumë e vetëkuptueshme, ndaj mund të habiteni që edhe uji në shishe vjen me një afat kohor përdorimi.

Por nuk është cilësia e ujit që duhet të shqetësoheni. Bëhet fjalë për plastikën në të cilën uji vjen i paketuar. Zakonisht vihet re përdorimi i PET për shishe me pakicë dhe polietileni me densitet të lartë, HDPE për paketimet masive të ujit.

Pas një pike të caktuar në jetën e saj, plastika fillon të lëshojë kimikate në ujë. Kjo dukuri ndikon në shijen e ujit dhe mund përbën një rrezik serioz për shëndetin.

Alban Zusin, ekspert i sigurisë ushqimore ka shpjeguar në emisionin “Wake up” në Top Channel se si të shmangim rreziqet që na kanosen kur konsumojmë ujin nga shishet plastike.

Të fundit