Flash News

KRYESORE

“Rreziku rus dhe ekstremizmi fetar”; argumentat e mazhorancës për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s

“Rreziku rus dhe ekstremizmi fetar”; argumentat e mazhorancës

Pas publikimit të lajmit se NATO planifikon të ndërtojë një bazë ajrore në Shqipëri, e cila do të vendoset në qytetin e Kuçovës kanë dalë në dritë fakte të reja.

Ndonëse kryeministri Rama propagandoi planin si një meritë deri diku të Qeverisë së tij, e vërteta është se Shqipëria është vetëofruar për realizimin e projektit 50-milion eurosh.

Fakti është pranuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila më 17 prill zhvilloi në Pentagon një takim me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, të cilit i bëri kërkesë për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ose të shikojnë mundësinë që vendi ynë të shërbejë si pikë kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor për Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior.

Në një intervistë dhënë një ditë më pas për ‘Zërin e Amerikës', Xhaçka paraqiti edhe argumentat e saj pse vendi ynë është më i përshtatshmi në Ballkan për projektin.

“Kërkesa jonë, kërkesa e ministrisë së mbrojtjes në takimin me sekretarin Mattis vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saj në Ballkanin perëndimor. Duke pasur këtë parasysh, duke patur parasysh edhe rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan, bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, qofshin këto baza ushtarake, apo kapacitete ajrore, detare e tokësore si mundësi për të ofruar një garanci për NATO-n dhe për SHBA-të për të përballur sfida që vijnë nga Lindja dhe nga jugu”, sqaroi Xhaçka.

Drejtuesja e dikasterit të mbrojtjes theksoi më tej se ndërtimi i një baze në vendin tonë jo vetëm do të ndikonte në sigurinë e rajonit por edhe do të frenonte rreziqet që vijnë kryesisht nga influence ruse dhe ekstremizmi fetar.

“Pa diskutim, nga Rusia edhe nga jugu, që kanë të bëjnë me influencën ruse, apo që kanë të bëjnë me ekstremizmin fetar, që ne i kemi parë përmes influencës së vet në Ballkanin perëndimor. Nga ana tjetër, një mundësi, një kapacitet i shtuar i NATO-s apo i SHBA-ve në rajon do të sillte një standard tjetër për ata sektorë të ekonomisë, infrastructures”, përfundoi Ministrja e Mbrojtjes. /L.C./

Prapaskenat e bazës ajrore të NATO-s, Shqipëria u vetëofrua para katër muajve përmes SHBA

Të fundit