Rrëzimi i avionit me 83 pasagjerë në Afganistan, talebanët marrin përsipër sulmin

Një avion pasagjerësh që mendohet se transportonte më shumë se 80 persona, është përplasur dhe ka shpërthyer në flakë në territorin e kontrolluar nga Talibanët në Afganistan, raportoi mirror.co.uk. Avioni i ‘Ariana Afganistan Airlines’ ishte nisur për në rrugën për në Kabul nga Herat.

Sipas Ministrit për Punët e Brendshme, avioni u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga talebanët. Ai gjithashtu raporton se në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale për të hetuar për shkaqet e përplasjes.

Sipas medieve lokale, avioni i përkiste ushtrisë amerikane, por kjo e fundit nuk e ka konfirmuar ende.

Por vetëm disa orë pas rrëzimit, militantët talebanë kanë marrë përsipër sulmin. Ata deklarojnë se kanë goditur një avion ushtarak të ShBA-së dhe kanë vrarë të gjithë personat në bord. Një përfaqësues i grupit militantik deklaroi se në bordin e avionit kishte zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane ose siç njihet CIA.

Por këto nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet e dy vendeve.