Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i avionit në Algjeri, raportohet për 250 viktima

Rrëzimi i avionit në Algjeri, raportohet për 250 viktima

Të paktën 250 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i avionit në Algjeri, njofton Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi.

Avioni ishte duke transportuar ushtarët dhe pajisje luftarake, në momentin kur u regjistrua aksidenti ajror, rreth orës 8:00 të mëngjesit me atë lokale.

Pamjet e para të dëshmitarëve treguan një re të dendur tymi që u ngrit në qiell nga zona pranë pistës së fluturimit.

Rreth 14 ambulanca dhe 10 zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa dhjetëra trupa u nxorrën nga ajo që kishte mbetur prej avionit luftarak, raportojnë mediat e huaja.

Të gjitha rrugët drejt aeroportit u mbyllën për t’iu lejuar shërbimeve të emergjencës të gjithë hapësirën e mundshme për misionin e dëshpëruar të shpëtimit të ndonjë të mbijetuari të mundshëm. Avioni i përfshirë në këtë tragjedi ajrore ishte një “Ilyushin Il-78”.

Të fundit