Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i kandidatit të Metës për KLSH, Duka: Licencë e hapur për vjedhje

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, duke komentuar vendimin e komisionit të ekonomisë që në seancën e sotme rrëzoi kandidaturën e Petraq Milos për të drejtuar institucionin e KLSH, thotë se ky është një tjetër rekord i zi për vendin tonë.

Sipas Dukës , mungesa e një gjykate kushtetuese bën që lënia e KLSH pa një individ në krye është një vjedhje e hapur pasi mungon kontrolli në vend.

Postimi i plotë i Dukës

“Sot Kuvendi rrëzoi kandidatin e tretë për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Kjo bën që ky institucion i rëndësishëm, që monitoron dhe kontrollon mënyrën e përdorimit të Buxhetit të Shtetit, administrimin e shpenzimeve publike, i cili është edhe burim bazë i referimit për rastet e shkeljes së ligjit dhe dëmit ekonomik ndaj shtetit e interesave publike, të jetë prej 10 muajsh pa drejtues. Ky është një tjetër rekord i zi për një vend që është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa KLSH funksionale.

Automatikisht kjo kthehet në një licencë për të vjedhur, pasi mungesa e kontrollit, shton makutërinë e një grupimi që ndër vite nuk ka qenë kurrë i kursyer në prodhimin e skandaleve. Njëkohësisht, kokëfortësia për ta lënë KLSH pa kryetar, rrezikon të përkthehet në një tentativë për të imponuar një kandidaturë sa më pranë interesave të mazhorancës. Kësodore, në një kontekst në të cilin ndarja e pushteteve ka rënë dhe Presidenti është nën trysninë e mazhorancës, kapja e KLSH-së do të ishte pika që do të shënonte mbushjen e kupës prej babëzisë. Një babëzi që do të marrë fund vetëm kur të largojmë arkitektët e shkatërrimit”-  shkruan ai.

Të fundit