Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i Kurtit, reagon Rrahmani: Si Fan Noli dhe Hasan Prishtina

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua mbrëmjen e djeshme pas nocionit të mosbesimit nga partitë opozitare. Reagimet kanë qenë të shumta dhe dhe tyre ka spikatur ai i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani. Ai mendon se u bë puç ndaj Kurtit.

“Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemie të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme.

Edhe sa duhet te presim që Kosova të bëhet një shtet evropian? Si çdo kosovar, edhe unë dua që shteti im të përparojë, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem dhe të jetoj aty. Është vendi i ynë. E DUA.

Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, BIE. Bie edhe fjala e popullit”, përfundoi mbrojtësi.

Postimi i Rrahmanit

Të fundit