Flash News

KRYESORE

Rrëzimi i projektbuxhetit të Italisë, Klaus Regling: Mos përhapni panik, nuk kemi të bëjmë me Greqinë e radhës

Rrëzimi i projektbuxhetit të Italisë, Klaus Regling: Mos

Qeveria italiane po shkon haptazi, me ndërgjegje kundër angazhimeve të marra, deklaroi sot në Luksemburg zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, duke njoftuar kundërshtimin e buxhetit të Italisë.

“Ne nuk jemi përballë një rasti që është në limit, por përballë një devijimi të qartë, të dukshëm, të menduar dhe nga disa, të pretenduar”, theksoi nga ana tjetër komisioneri europian i Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici gjatë një konference për shtyp në Strasburg.

Duke konfirmuar se ky kundërshtim përbën një herë të parë, Dombrovskis tha se “Roma ka tre javë kohë për të rishikuar këtë projektbuxhet”.

Ndërkohë, kreu i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (MES), Klaus Regling kërkoi të mos përhapet panik pasi Italia nuk është Greqia e ardhshme.

‘’Nuk ka rrezik megjithëse projektbuxheti nuk është në përputhje me rregullat europiane, por Italia nuk është Greqia e ardhshme’’, deklaroi ai në një konferencë shtypi.

Të fundit