Flash News

KRYESORE

Rrëzohet autobusi në Zvicër, mes të plagosurve edhe dy shqiptarë

Rrëzohet autobusi në Zvicër, mes të plagosurve edhe dy

Një autobus i nisur nga Xhenova në Itali është aksidentuar afër Zyrihut në Zvicër. Sipas asaj që raportojnë mediat, një grua humbi jetën ndërsa 44 pasagjerët e tjerë u plagosën, ku tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Paraprakisht raportohet se mes të plagosurve, dy prej tyre janë shtetas shqiptarë, por nuk bëhet i ditur ende identiteti dhe gjendja e tyre.

Autobusi kishte si destinacion final Dusseldorfin por u përfshi në aksident rreth orës 4:15 në autostradën A3.

Të fundit