Flash News

KRYESORE

Rrëzohet gjatë kërcimit në skenë, balerina përfundon në spital

Partnerja e Max Evans në Dancing On Ice, Ale Izquierdo pësoi një incident gjatë kërcimit në skenë,  duke u lënduar rëndë.

Izquierdo u rrëzua nga krahët e partnerit gjatë provave për kërcim. Kampionja meksikane e patinazhit shihet duke kapur kokën e saj në ankth dhe u shtri me shpinë pas rënies nga krahët e Max.

Mjekët thanë se 30 vjeçarja ka nevojë të pushojë duke lënë në dyshim nëse çifti do të performojë në shfaqjen live të dielën.

Ylli skocez Max u tremb nga ajo çfarë i ndodhi partneres së tij. Ai dhe ndihësi i tij nxituan ta ndihmonin balerinën, e cila dukej se kishte shumë dhimbje.

Të fundit