Flash News

KRYESORE

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Gjermane, dy të vdekur

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë Gjermane, dy të vdekur

Një helikopter i  Ushtrisë Gjermane u rrëzua në Mali dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy ushtarë.

Ende nuk dihet ende shkaku i rrëzimit të helikopterit, por autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e goditjes, duke u përqënduar tek ndonje defekt i mundshëm teknik. 

Piloti i një helikopteri tjetër ushtarak që po fluturonte pranë helikopterit të rrëzuar, tha se “helikopteri ishte rrëzuar papritur dhe kishte rënë me shpejtësi drejt tokës, pa pasur mundësi as që të jepte sinjalin e alarmit.” Ndërkohë hetimet për këtë incident po vazhdojnë.

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shprehu familjeve të ushtarakëve që humbën jetë ngushëllimet. Në lidhje me incidentin ajo tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit do të shqyrtohet me kujdes.

Në Mali janë të stacionuar 875 ushtarë gjermanë. Misioni i OKB-së në Mali, Minusma, konsiderohet si misioni më i rrezikshëm në të cilin po merr pjesë Bundesëehri.

Të fundit