Flash News

KRYESORE

Rrëzohet nga shtylla, humb jetën 35-vjeçari

Rrëzohet nga shtylla, humb jetën 35-vjeçari

Një 35-vjeçar nga Patosi ka humbur jetë teksa ishte duke punuar. Sipas policisë, Gentian Dervishi, punonjës i një firme kabllore, ra nga shtylla dhe për pasojë ndërroi jetë.

“Rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi Gentian Dervishi, 35 vjeç, punonjës i një firme kabllore”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qenë duke punuar dhe ka rënë për shkak të tensionin të lartë të energjisë elektrike.

Të fundit