Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një avion i ushtrisë greke, zhduket piloti

Rrëzohet një avion i ushtrisë greke, zhduket piloti

Rrëzohet një avion i ushtrisë greke. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën mes Tripolit dhe Spartës në Peloponez.

Sipas mediave vendase, avioni i tipit “T-2 Buckeye”, një nga më të vjetrit e Forcave Ajrore greke, ishte me mision stërvitor.

Deri tani raportohet se një pilot është zhdukur, ndërsa piloti tjetër është plagosur rëndë. Të dy pilotët kanë braktisur avionin para përplasjes. Për pasojë, njëri prej tyre është zhdukur dhe ende nuk ka gjurmë për vendndodhjen e tij.

Të fundit