Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një avion me 200 ushtarakë në Algjeri, dhjetëra të vdekur e të plagosur

Rrëzohet një avion me 200 ushtarakë në Algjeri,

Dhjetëra të vdekur e të plagosur kanë mbetur si pasojë një aksidenti ajror të shënuar mëngjesin e sotëm në Algjeri.

Sipas mediave ndërkombëtare, avioni ushtarak udhëtonte me 200 persona në bord. Aeroplani i llojit Ilyushin Il-76 u rrëzua pranë aeroportit në Boufarik, që ndodhet më pak se 20 milje nga kryeqyteti Algjer.

Mediat ndërkombëtare ende nuk kanë një bilanc të saktë të numrit të viktimave, por mendohet se numri i tyre është rreth 100 persona.

Nga pamjet e para të vendit të ngjarjes duket avioni i rrëzuar dhe një shtëllungë tymi i zi që ka mbuluar gjithë zonën ku ra avioni ushtarak, shkruan politiko.al.

Algerie24, një uebsajt lokal i lajmeve, tha se avioni po shkonte në qytetin perëndimor algjerian të Bechar.

 

Të fundit