Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një avion në Serbi, humb jetën piloti

Rrëzohet një avion në Serbi, humb jetën piloti

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi avioni me të cilin ata udhëtonin është rrëzuar. Ngjarja ka ndodhur sot pranë Kovaçicës në Serbi.

Sipas mediave vendase, një nga aeroplanët luftarakë “Super Galeb G-4” ka rënë për arsye ende të paqarta.

Një pilot i Qendrës për testime fluturuese ka vdekur, ndërsa piloti i dytë u plagos, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Akademinë Ushtarake Mjekësore. Më herët, këtë mëngjes një tjetër avion ushtarak u rrëzua në Algjeri, ku në bord kishte mbi 200 persona.

 

 

Të fundit