Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një helikopter rus, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet një helikopter rus, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet një helikopter rus Ka-28 në detin Baltik.

Nga ky aksident nuk ka asnjë të mbijetuar në bordin e helikopterit. Sipas sputniknews, nga përplasja kanë humbur jetën dy pilotët. Sipas ushtrisë ruse incidenti ka ndodhur gjatë një stërvitje ushtarake, shkruan politiko.al.

Deri tani është gjetur vetëm trupi i njërit prej pilotëve.

Ky është rrëzimi i tretë brenda tri ditësh. Dy ditë më parë u rrëzua një avion ushtarak në Algjeri ku vdiqën mbi 250 persona, kurse dje u rrëzua një avion grek ku ndërroji jetë piloti dhe u plagos një tjetër.

Të fundit