Flash News

KRYESORE

Rrëzohet një tjetër avion, të paktën 40 të vdekur e dhjetëra të plagosur  

Rrëzohet një tjetër avion, të paktën 40 të vdekur

Një tjetër avion është rrëzuar pranë aeroportit të Nepalit. Për pasojë, të paktën 40 pasagjërë që udhëtonin në bord kanë humbur jetën. Sipas Washington Post, avioni me 70 pasagjerë, përfshirë edhe 4 anëtarë të ekuipazhit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në aeroportin e vetëm të Nepalit, në kryeqytetin Katmadu.

Po ashtu, 10 persona janë konsideruar të zhdukur, ndërsa pjesa tjetër janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt. Sipas dhëmive të para, avioni mori flakë gjatë përpjekjes për tu ulur në aeroport.

Mësohet se avioni vinte nga qyteti Dhaka nga Bangladeshi. Si pasojë e aksidentit tragjik ajror, aeroporti i Nepalit është mbyllur përkohësisht.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë rrëzuar edhe dy avionë të tjerë, ndëri në New York me 5 të vdekur dhe një tjetër në Iran me 11 viktima.

Të fundit