KRYESORE

Rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit, 82 vota “pro” mocionit të mosbesimit

Rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit, 82 vota “pro” mocionit të

Pas një seance maratonë në Kuvendin e Kosovës, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së mërkurës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj “Qeverisë Kurti”. Me 82 vota “pro” është rrëzuar qeveria e Kosovës, duke e futur vendin në një tjetër spirale krize, në një kohë kur bota po përballet me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Kundër mocionit votuan vetëm 32 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Më herët, opozita kishte lajmëruar se do të bashkonte votat me LDK-në e Isa Mustafës për rrëzimin e qeverisë.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin për vetëm 51 ditë, teksa më shumë se katër muaj i mori kohë negociatat me LDK-në për arritjen e koalicionit. Tashmë është e paqartë se çfarë do të ndodh me Kosovën, nëse do të ketë një qeveri mes LDK-së dhe forcave opozitare, apo vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas refuzimit të Albin Kurti për të hequr të plotë taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Ditari politik

Të fundit