Flash News

KRYESORE

Rrëzohet shtylla e tensionit të lartë në Tiranë, shkak era e fortë

Për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura, një shtyllë e tensionit të lartë është rrëzuar në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Si pasojë e incidentit zona ka mbetur pa energji elektrike. Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes, dhe mundësisht të mos dalin nga shtëpia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merren masa për rregullimin e saj.

Të fundit