Flash News

KRYESORE

Rrëzoi në tokë kundërshtarin, Mbappe jashtë fushe për 3 ndeshje

Rrëzoi në tokë kundërshtarin, Mbappe jashtë fushe

Sulmuesi i ekipit të PSG-së, Kylian Mbappe, është dënuar federata pasi reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes me qëllim të Teji Savenier, duke e shtyrë kundërshtarin, i cili u rrëzua në tokë.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Komisionit të Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit, e cila vendosi ta pezullojë tri ndeshje 19-vjeçarin.

Ndërkohë nuk mbeti pa u ndëshkuar as futbollisti Savinier, i cili do të mungojë për 5 ndeshje.

Mbappe do të mungojë ndaj Sant Ettienne më 14 shtator, si dhe më sfidat me Rennes më 23 shtator dhe me Reims më 26 shtator.

Ai aktualisht është grumbulluar me përfaqësuesen e Francës për ndeshjen me Gjermaninë, që do të zhvillohet këtë të enjte në Mynih.

Të fundit