KRYESORE

Rrëzuan burgimin e përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, SPAK kërkon sërish pushimin e çështjes ndaj tre gjyqtarëve

Rrëzuan burgimin e përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, SPAK

SPAK kërkon pushimin për të dytën herë të çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Tre gjyqtaret po hetohen për korrupsion pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar atë nga burgu i përjetshëm.

Hera e parë e pushimit të çështjes nga SPAK ishte në janar të këtij viti, me argumentin se s’ka vepër penale, mirëpo dosja u rikthye sërish nga gjykata për hetim.  Pavarësisht provave shtesë të paraqitura nga gjykata, SPAK ka arritur në konkluzionin se asnjë veprim nuk solli prova për korrupsion.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme në datën 29 shtator.

Kujtojmë se, Dajti akuzohet për vrasjen e 4 punonjësve të policisë gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009, ndërsa u deshën 10 vite që dënimi të merrte formë të prerë. Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të: Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj.

Por me vendimin e Apelit të tre gjyqtarëve që i pranuan gjykimin e shkurtuar, rrjedhimisht ai shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, dhe dënimi u ul në 25 vjet heqje lirie. Ky vendim i gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda, u diskutua gjatë në opinionin publik.

Ditari politik

Të fundit